Berisha: Tahiri e kërcënoi Ramën me “kokën” e të vëllait. Narko shteti do i zejë poshtë Noriegën e qeverinë e tij

0
173

Sipas ish-kryeministrit Berisha, Tahiri e kërcënoi Edi Ramën me kokën e të vëllait Olsit, pasi ky i fundit është një nga krerët e krimit të organizuar në Shqipëri.

‘Pse nuk flet një fjalë Edi Rama, ka një javë rresht, pse nuk thotë gjysmë fjale  për 850 mijë euro. Pse zhduket nga parlamenti ai, ku është? Ka një javë në çdo aktivitet dhe ja mbath, zhduket, sepse po i ngushtohet rrethi. Jo Saimir trafikut, por Noriegës, jo vetëm Noriegës, por edhe Olsi trafikut. Po të mos kishin gjë me Olsin, Saimirit nuk do ja mbante jo tu shiste makinën, jo tu jepte skafet, por as të mendohej që të ishte në këtë situatë.

Ikja dhe mbatha është zgjidhja. Të gjitha këto po dëshmojnë se ky është Edi Rama. Është e shkurtër dita është e afërt koha kur të shihni se cili është Edi Rama e  vërtetë. Do vijë ajo ditë dhe Shqipëria do të shpëtojë nga situata në të cilën ndodhemi. Nuk i dilet me sulme kundër opozitës. Ko drogë do të zërë Ramën, Olsin, Saimirin dhe të gjithë ata që ndërtuan grehinën’, deklaroi Berisha.

 

e tej ish-kryeministri  tha se Edi Rama nuk e shkarkoi Sajmir Tahirin nga detyra e ministrit të Brendshëm gjatë kohës që droga transportohej me avionë, pasi në zyrë i çoi 3 milionë euro.

“Opozita denoncoi rënien e avionit në Ishëm, por jo vetëm aty. Edi Rama i përgatiti shkarkimitn, por nuk e bëri, pasi Sajmiri i çoi në zyrë 3 milionë euro “, tha Berisha, duke shtuar se me qindra herë opozita denoncoi rastet e trafikut të drogës.

Sipas ish-kryeministrit, Rama i injoroi akuzat dhe denoncimet e PD-së, madje e shpalli Tahirin si ministrin më të suksesshëm.

“Po ju drejtohem juve socialistë që nuk jeni të kanabizuar. Juve që nuk e shikoni të ardhmen me krim. Unë u drejtohem juve sot i detyruar, sepse ata të cilët që duhet ishin këtu kanë një javë që fshihen. Ata po fshihen se kanë mashtruar për shumë vite në këtë salle dhe kudo dhe kanë frikë nga vetja e tyre. A  nuk kemi denoncuar ne Saimir Trafikun, se në vitin 2013 ishte i pari që importoi skafin?

Edi Rama nuk e mori parasysh dhe do ti jepte atij portofolin më të rëndësishëm. A nuk jemi ne që denoncuam, pasi oficeri Zagani zbuloi lidhjen me Habilajt? Ishte makina e tretë më e rëndësishme në vend që përdorej nga Habilajt për trafik, por Edi Rama e mbrojti përsëri. A i e shpalli ministrin më të suksesshëm. A nuk jemi ne që denoncuam avionët me drogë. Cila ishte përgjigja e Ramës? Halucinacione dhe mushkonjat ju duken avion”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here