Skandali i Ministrisë së Arsimit, 36 mijë mësues të arsimit parauniversitar pa kontratë pune

0
332

36 mijë mësues të arsimit parauniversitar në vend janë pa kontratë pune, ndonëse vazhdojnë të japin mësim.

Përfaqësues të sindikatave thonë se pavarësisht kërkesave të tyre në Ministrinë e Arsimit, ende nuk kanë mundur të nënshkruajnë kontratën kolektive ashtu siç e kërkon ligji, ndonëse kontrata e vjetër u ka përfunduar në 31 Maj të këtij viti.

“Të dyja sindikatat i jemi drejtuar më një shkresë dhe ende nuk kemi marrë një përgjigje nga Ministrja Nikolla. Ndodheni përballë moszbatimit të ligjit parauniversitar, pasi Ministrja e ka për detyrë që të nënshkruajë kontratën kolektive. Pa këtë kontratë mësuesit janë të pambrojtur në vendin e tyre të punës”.

Për sindikatat, kjo është një nga shkeljet që i bëhet Ligjit të Arsimit, duke nëpërkëmbur dinjitetin e mësuesve.

“Po lozet përditë me dinjitetin e mësuesit, po përdoret edhe në kundërshtim me ligjin, siç u përdorën edhe para një javë për t’u vlerësuar punën e drejtuesve të tyre, kur kjo është e përcaktuar qartë në nenin 55 mënyra sesi vendoset dhe si largohet nga vendi i punës drejtori i institucionit arsimor”.

Përballë këtyre akuzave, e kontaktuar nga Televizioni Klan, Ministria e Arsimit dhe Rinisë nuk ka kthyer asnjë përgjigje mbi shqetësimin e Sindikatës së Arsimtarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here