Prokuroria sekuestron librin e takimeve të Tahirit

0
182

Prokuroria ka ndërmarrë një tjetër veprim në kuadër të hetimeve të hapura ndaj ish-Ministrit Saimir Tahiri.

Tashmë është sekuestruar edhe libri i takimeve ne Ministrine e Brendshme, për periudhën 2013 – 2017, kohë kur në krye të institucionit ka qenë Saimir  Tahiri.

Sipas TCH libri ku shënohen të gjithë vizitorët që shkojnë në zyrën e ministrit do t’i rishikoht me lupë për të kuptuar se cilët janë  emrat e personave që ai ka pritur në zyrë.

Ky veprim hetimor po kryhet për të verifikuar përgjimet e italianëve të njërit prej të dyshuarve në grup, shtetasit Florian Habilaj.

I njohuri ndryshe si “Lolo”, ai tregon se do shkojë në Tiranë të takojë shefin e madh. Në funksion të këtyre hetimeve u janë kërkuar gjithashtu kompanive celulare që të dorëzojnë komunikimet telefonike të ish-ministrit të Brendshëm dhe të tre vëllezërve Habilaj si edhe qelizat e telefonave të tyre.

Kujtojme se ne pergjimet e dosjes italiane per Habiljat, del qarte nje bisede e Lolos qe mes te tjerash flet per nje takim me shefin e madh, por pa permendur emer konkret.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here