FOTO/ Rama me çitjane, reagon ashpër gazetari: Lidheni, është i sëmurë mendor

0

Veshja e kryeministrit sot në Fier me xhaketë dhe me një palë shallvare ka habitur qytetarët, por askush nga njerëzit që i rrinë pranë nuk ka patur guximin t’i thotë se kishte diçka që nuk shkonte me veshjen e tij.

E ka bërë këtë gazetari kosovar Berat Buzhala.

Ndryshe nga kolegu Baton Haxhiu që këmbëngul se Rama po stilizon shijet e shqiptarëve, Buzhala ka shkruar një status në Facebook të shoqëruar me foton e Ramës sot në Fier:

“Ne rrethana normale nëse një Kryeministër del në rrugë i veshun qishtu, autoritetet e shëndetit mendor kërkojnë me e lidhë subjektin, deri në përmirësimin e gjendjes.

Seriozisht e kam.

Kjo nuk ka të bëjë kurrgjo me stil, as me modë, as me dreq. Thjeshte komplekse të pashëruara” shkruan Buzhala në Facebook e tij.

 

Lini nje pergjigje