Paskal Milo: Partnerët kanë një mal me dosje për politikanët shqiptarë të përfshirë në krim

0
215

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë se vendet e huaja kanë dosje për politikanët shqiptarë të lidhur me krimin e organizuar apo të korruptuar.

I ftuar në “45 minuta” në Report Tv, Milo tha se shtetet partnere kanë emra të caktuar të politikës shqiptare, të përfshirë në veprimtari kriminale dhe afera korruptive.

“As nuk e imagjinoni sa dosje kanë shtetet e tjera, kanë një mal me dosje për lidhje me krimin dhe fenomene të krimit. Vështirë se mund të ketë ndonjë dosje pas 1996 e nivelit të lartë politik shqiptar që të mos jetë e ngarkuar me informacione dhe fakte për lidhje korruptive dhe kriminale. Unë kam pasur rastin të bisedoj me ambasadorë amerikanë në të kaluarën dhe të vendeve të BE e me homologë të mi, të cilët herë pas here më kanë informuar për natyrën e këtyre dosjeve dhe për emra të veçantë të politikës shqiptare”, u shpreh Milo.

Sa i takon ngritjes së task-forcës kundër krimit të organizuar me ekspertë të FBI, Milo thotë se kjo strukturë e huaj do ketë rol vendimmarrës në goditjen e elementëve të krimit të organizuar.

“Besoj se kjo strukturë me pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve, nuk është në nivel këshillimor, por në nivel ekzekutiv, pra janë vendimmarrës”.

Z.Milo, kush do ta godasë krimin, këto struktura të huaja, apo strukturat tona?

Kjo strukturë e posaçme duhet të ketë një dirigjim ndërkombëtar, pasi strukturat tshqptare kanë dështuar në luiftën kundër krimit dhe korrupsionit galopant. Dhe siç tha edhe ambasadori Lu, ata po investojnë shumë në Shqipëri për luftën kundër krimit dhe nuk duan të dështojnë dhe për këtë arsye duan që këtë punë ta kenë vetë në dorën e tyre për të marrë maksimumin në funksion të stabilitetit dhe sigurisë. Me gjithë mbështetjen që do ketë kjo strukturë, patjetër që duhet të ketë një strukturë hierarkike për të organizuar punën. Sepse vendimmarrja në këtë institucion të rëndësishëm e misterioz nga jashtë, duhet të jetë demokratike për procedurat që do ndiqen, sepse një italian s’do merret vesh me një amerikan, me një gjerman. Pra, të dihet se kush do vendosë. Besoj se kjo strukturë me pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve, nuk është në nivel këshillimor, por në nivel ekzekutiv, pra janë vendimmarrës.  Arrestimet do i bëjnë këta?

Këta s’do bëjnë rolin e policëve. Por në rastin e mafiozëve, të familjeve mafioze, do ketë votën e tyre, do kenë rolin e tyre të drejtpërdrejtë. 

Kanë dosje shtetet e huaja për krimin në Shqipëri?

As nuk e imagjinoni sa dosje kanë shtetet e tjera, kanë një mal me dosje për lidhje me krimin dhe fenomene të krimit. Vështirë se mund të ketë ndonjë dosje pas 1996 e nivelit të lartë politik shqiptar që të mos jetë e ngarkuar me informacione dhe fakte për lidhje korruptive dhe kriminale. Unë kam pasur rastin të bisedoj me ambasadorë amerikanë në të kaluarën dhe të vendeve të BE e me homologë të mi, të cilët herë pas here më kanë informuar për natyrën e këtyre dosjeve dhe për emra të veçantë të politikës shqiptare. Sot jam jashtë politikës ekzekutive që nga 2002 dhe kushedi ato dosje si mund të jenë bërë. Aq më tepër që intensiteti i lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës vitet e fundit ka marrë përmasa galopante.   Janë deri në nivelet më të larta?

Unë besoj se po.

Janë dosje të kopsitura? 

Ndahen në disa kategori. Ka dhe dosje të specifikuara të cilat nuk hapen kollaj, por pas një kohe të gjatë. Ato nuk mund të deklasifikohen brenda një norme 25-vjeçare, por shkojnë edhe 40 vjeçare ose mbyllen e nuk hapen asnjëherë për lexuesit e publikun.  A ka ndodhur ndonjëherë që të jetë larguar ndonjë ministër, zyrtar i nivelit të lartë, pra që kryeministri të ketë dëgjuar këshillën e një vendi mik për këtë apo atë ministër të implikuar.

Thuhet se ka pasur një rast. Patjetër që i thonë gjërat në sekret të plotë, ia thonë vetëm kryeministrit, mund t’ia thonë edhe Ministrit të Jashtëm.

Kur kryeministri nuk reagon, ka probleme diplomatike për të?

Ka probleme, por ndoshta nuk shfaqen në publik. Pas 90-ës qeveri të ndryshme, jo vetëm SHBA, por edhe BE, ka mbajtur qëndrime të ftohta ndaj kryetarëve të qeverive në Tiranë, për shkak se këta kanë këmbëngulur në punët e tyre se nuk kanë gjetur mbështetjen e qeverisë së SHBA. Në 1996, në kohën kur ndodhi masakra elektorale e 26 majit dhe që Berisha mbajti atë qëndrim që e dinë të gjithë shqiptarët për manipulimin e zgjedhjeve, SHBA disntancoi Berishën nga komunikimi i drejtpërdrejtë, pasi nuk pranoi të priste ndihmës sekretarin amerikan të shteti në atë kohë. Vendet e BE reduktuan ftesat për vizita zyrtare. Ka forma të ndryshme që vendet e huaja reagojnë ndaj ëqndrimeve refraktare të kryeministrave shqiptarë apo të kryetarit të shtetit shqiptar, duke i vënë kufirin te thana, duke mos e ftuar në Shtëpinë e Bardhë, në takime të larta të DASH, duke mosardhur në Tiranë zyrtarë të lartë, duke reduktuar programet e ndihmave, kreditë.

Si i komentoni deklaratat e Lu për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”?

Ajo që tha Lu është paralajmërimi i fundit për këdo që do mundohet të pengojë rrugën për goditjen e krimit të organizuar dhe lidhjen e krimit me politikën. Politika shqiptare duhet të reflektojë dhe krimi i organizuar duhet të përpiqet të mos bëjë dëm, se për t’u fshehur nuk mund të fshihet sepse gjurmët janë kaq të njohura, sa e ka të pamundur të fshihet./

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/as-qe-ja-keni-idene-sesa-dosje-kane-nderkombetaret-per-politikanet-shqiptare-458490/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here