Arrestohet në Zvicër biznesmeni i njohur në Shqipëri

0
245

 

Është arrestuar në Zvicër për llogari të prokurorisë së Fierit, Ardian Xhillari, biznesmen i njohur në Shqipëri. Arrestimi eshte kryer per llogari te prokurorise se Fierit.

Raportohet se ka nisur procedura per te kerkuar ekstradimin e Xhillarit nga Zvicra drejt Shqiperise.

Kompania e tij akuzohet se ka shitur 4.4 milionë litra naftë të papërpunuar “virxhin” duke shmangur akcizën.

Kjo sasi është marrë nga depot e saj për t’u dërguar për përpunim, por nuk figuron e regjistruar për t’u përpunuar. Prokuroria thotë se ajo është shitur në pika të ndryshme karburanti që kompania ka në mbarë vendin.

Në faqen e internetit të TEA Construction and Petrol thuhet se kjo është një ndër kompanitë më të mëdha të naftës në vend dhe e vetmja që ka licensë për përpunimin e naftës bruto në Shqipëri. Thuhet gjithashtu se është aktive në sektorin e mjedisit, duke mbështetut shumë aktivete private e publike për të mbajtur pastër mjedisin.

Për administratorin e saj, Adrian Xhillarin, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, sqarohet se pasi përfundoi studimet në Universitetin e Tiranës ai emigroi në Greqi ku punoi në industrinë e naftës deri në vitin 2000, kohë në të cilën ai nisi punën me kompaninë e tij private në fushën e ndërtimit.

TEA Construction & Petrol është kompani që zotërohet prej tij. Ai është presidenti dhe pronari i vetëm. Në të njëjëtn kohë ai është president i kompanisë TEA Oil Group.

Aktiviteti i kësaj kompanie është shtrirë edhe në vende të tjera të Ballkanit, si Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, po ashtu edhe në Qipro dhe ka për qëllim të shtrihet në vende të tjera të Europës Lindore.

Prokuroria e Fierit e shpalli në kërkim Xhillarin pas disa muaj hetimesh ndërsa nxori urdhër arreste për 7 zyrtarë të doganave, përfshirë edhe ish-zv.Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit, në bazë të materialit referues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka rezultuar se kompania e shtetasit Xhillari ka marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën “virxhin” në pronësi të kompanisë së tij, nga depot e Mëzezit, Tiranë, për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës, në Ballsh.

Por, rezulton se kjo sasi nafte (4.4 milionë litra), e cila nuk lejohet të dalë në treg pasi është e cilësisë bruto, nuk ka mbërritur në depozitat në Ballsh, por është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë. Krahas pasojave shumë të mëdha në mjetet e qytetarëve, “zhdukja” e kësaj sasie të madhe nafte, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në mbi 2 milion euro nga shmangia e pagimit të akcizës.

Prokuroria e Fierit, në vijim të hetimeve të saj, ka konstatuar se “zhdukja” e 4.4 milionë litrave naftë “virxhin” të “Tea Construction & Petrol” është realizuar edhe për shkak se zyrtarët e doganave që kishin për detyrë të regjistronin lëvizjen e sasisë së karburantit nga Mëzezi në Ballsh dhe të monitoronin depozitimin e saj në depot përkatëse, nuk e kanë kryer aspak detyrën e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here