Horoskopi për ditën e sotme, 5 nëntor 2017

0

Dashi
Hëna bëhet mike gjatë mëngjesit të sotëm. Edhe Mërkuri, nga sot në shenjën e Zjarrit, do ju mbështesë në aktivitetet tuaja. Më në fund një e diel për çlodhje totale. Kaloni kohë me kë të doni, do ishte mirë nëse do udhëtoni.

Loading...

Demi
Pak të lodhur tani që edhe Hëna nuk është më në shenjën tuaj. Për fat të mirë Mërkuri tërhiqet nga shenja e kundërt dhe nuk ju shqetëson më. Punët e shtëpisë ose shumë gjëra për të përfunduar ju frenojnë pak në argëtimin e të dielës.

Binjakët
Të përkëdhelur nga Hëna që nga mëngjesi i sotëm hyn në shenjën tuaj. Sa keq që Mërkuri sot kalon kundër, kini kujdes komunikimin me të tjerët. Nëse partneri ju kërkon një sqarim, është momenti që t’ia bëni qejfin dhe të fokusoheni në idealet e përbashkëta.

Gaforrja
Hëna tashmë në shenjë do ju ndihmojë të shprehni emocionet e forta. Jeni pak në ankth pa e kuptuar arsyen, në kërkim të kompensimit të ëmbël dhe me kalori. Bëni mirë t’i përkushtoheni aktiviteteve çlodhëse që do ju rikthejnë gjallërinë e munguar.

Luani
E diel e bukur, ideale për t’u shkëputur nga rutina e përditshme, ndoshta një shëtitje në mal do ishte aktiviteti i duhur. Mërkuri nga sot në trekëndësh ju tregon rrugën e duhur. I jashtëzakonshëm shpirti i iniciativës, idetë e reja nuk ju mungojnë.

Virgjëresha
Hënë e lodhshme, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, edhe Mërkuri mbështetës nga sot lëviz nga shenja juaj. Kritika dhe atmosferë e tensionuar në familje. Organizimi juaj metodik nuk shkon me të bërtiturat dhe debatet e shumta.

Peshorja
Mërkuri nga sot është në shenjën tuaj bashkë me Hënën në trekëndësh. Dashuria, flirtet dhe miqësia ju japin nxitjen e duhur. Jeni gati për një ekskursion me një grup të ngushtë miqsh, do zbaviteni shumë së bashku!

Akrepi
Nuk jeni në humor, sidomos këtë të diel. Do humbisni miqësinë e Mërkurit që kalon në shenjën pasardhëse dhe Hëna ju ngadalëson rutinën. Frymëzime të reja do ju lindin nga zemra, janë efekti i emocioneve të fshehura.

Shigjetari
Një lajm i mirë për ju që dashuroni udhëtimet dhe jetën shoqërore, pikërisht sot Mërkuri kalon në shenjën tuaj, me premtimin e mundësive të reja. Hëna ndërkohë lëviz në drejtimin e kundërt, kështu që të paktën për sot, emocionet do caktojnë rregullat.

Bricjapi
Hëna flet qartë, angazhimet dhe shëndeti do jenë argumentet e ditës, sidomos nëse dikush në shtëpi ju kërkon ndihmë. Keni shumë pak hapësirë për argëtim këtë të diel, por të qenit i dobishëm për të tjerët do t’ju bëjë të ndjeheni mirë.

Ujori
Ndjeheni optimist këtë të diel. Nëse keni partner dhe është i duhuri, mbajeni afër duke lënë mënjanë grindjet e zakonshme. Larg rutinës së përditshme do ndjeheni të rilindur, duke zbuluar anën më autentike dhe më entuziaste të zemrës suaj.

Peshqit
Sot Mërkuri kalon në kuadraturë duke ju ngjallur dëshirën për udhëtime, edhe pse për momentin nuk keni asnjë mundësi. As Hëna nuk ju ndihmon, në familje tendenca juaj për të shpëtuar nga problemet do kritikohet shumë.

Loading...

Lini nje pergjigje