LSI, apel të fortë SHBA-së dhe BE-së: Lu dhe Vlahutin, ç’prisni? Reagoni!

0
153

LSI i ka drejtuar një apel të fortë, sot, SHBA-së dhe BE-së. Kryetari i Grupit parlamentar Petrit Vasili ka shkruar një mesazh në rrjetet sociale për ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, ku vë alarmin për ‘kapjen” e Reformës në Drejtësi nga mazhoranca.

Vasili: Lu dhe Vllahutin ç’prisni (?), reforma ne drejtësi u kap nga Rilindja, askush nuk beson më te ajo. Rilindja rrëzon përfundimisht reformën në drejtësi.
Edhe shqiptari më i fundit nuk ka harruar se u garantuan publikisht nga ambasadorët Lu dhe Vllahutin, se ligjet e reformës ne drejtësi do t’i bënin ekspertët dhe do të vinin për miratim pa ndryshime në parlament.
U vendos kështu, me qenë se ekspertët ishin të pavarur, të mbështetur nga Euralius, OPDAT dhe Komisioni i Venecias, që të mos lejohej politika që të kapte drejtësinë.

Por, Rilindja e shkeli dhe e shtypi këtë parim.Tani ligjet e reformës i bën totalisht Rilindja, madje mbrëmë i ndryshoi totalisht edhe përmbajtjen edhe titullin ligjeve që ekspertët përgatitën; ashtu siç bënë edhe me vetingun dy javë më parë, ku i shkurtuan edhe njerëzit edhe paratë.

Reforma në drejtësi ra.

Parimet e reformës dhe grupi i ekspertëve me Euralius dhe Opdat u asgjësuan.

Reforma u kap nga Rilindja ditën për diell.

Lu dhe Vlahutin, reagoni! Ç’prisni!? Zhgënjimi popullor është i madh. Askush nuk beson më tek reforma në drejtësi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here