Kryemadhi: Krimi ka mbërthyer vendin, Rama është zëri i krimit të organizuar…

0
171

Monika Kryemadhi, kryetare e lSI, ka mbeldhur sot Kryesinë e kësaj partie ku ka folur për situatën dramatike  në vend, pasigurinë dhe realitetin e zymtë që qeveria nuk e sheh. Sipas Kryemadhit, Qeveria Rama është zëri i krimit të organizuar.

Kryemadhi tha se “është rast i paprecedentë ku një ministër i Brendshëm i akuzar për lidjje me trafikun e drogës merret në mbrojtje nga Kryeministri Rama në vend të jepte dorëheqjen.

Unë do të flas për qëndrimin e LSI, që kur në 25 qershor ne arritëm numrin më të madh të votave dhe u rritëm si parti. LSI ka deklaruar vazhdimisht se qeveria e Ramës është zëri i krimit të organizuar që pengon investitorët e huaj, që pengon rritjen ekonomike, që shpërblen vetëm ata që kanë lidhje të ngushta me qeverinë dhe është shkatërrimtare për përparimin tonë.

Mungesa e perspektivës për rritjen ekonomike, mungesa e investimeve janë tabloja e zymtë po reale e situatës në vend. LSI është pozicionuar qartë në krah të qytetarëve si zëri i tyre. Motoja jonë, “qytetari”. Po ta shohësh realitetin me sytë e trafikut dhe të gjykosh nën efektin e drogës, realiteti do të ngjajë me fluturat e Kryeministrit. Por, nga takimet që kemi zhvilluar sot në vend, kudo, mbizotëron varfëria dhe pasiguria.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here