Mbyllet pjesa e parë, Partizani Beogradit në avantazh ndaj Skënderbeut

0
152

Sfida mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut, e vlefshme për raundin e katërt të ndeshjeve në grupet e Europa League ka mbyllur pjesen e pare.

 Ishte Zoran Tosiç, ai që kaloi në avantazh vendasit në minutën e 39, nga një goditje dënimi e ekzekutuar në mënyrë perfekte, duke e lënë portierin Shehi të bardhekuqve të palëvizur në qendër të portës.

Keqardhje për atë që u dha në fushën e lojës, pasi deri në atë moment ekipet ishin në statistika të barabarta, me një lojë që po zhvillohej më së shumti në qendër të mesfushës.

Menjëherë pas pësimit të golit, korçarët u hodhën në sulm, por gjuajtja e Markos Radas të “ujqërve të dëborës” u zotërua në dy kohë nga portieri vendas, Stojkoviç.

Minuta e parë shtesë ishte drithëruese për bardhekuqtë, të cilët goditën edhe shtyllën pas një goditjeje dënimi, por arbitri vendosi se ishte në pozicion jashtë loje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here