Deklarata e fortë e ish-Presidentit Nishani: Tahiri duhej të hetohej që në 2016-ën

0

Ish presidenti Bujar Nishani, lëshoi një deklaratë të fortë në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku tha se informacionet për trafikun e drogës i kishte marrë që në vitin 2016, dhe në këtë kohë duhej të hetohej edhe ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Në nëntor të vitit 2016, mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Situata që kemi mbërritur sot, ato diskutime që u paraqiën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, nuk u ndoqën me zabtimin që kërkon ligji. Nëse do të kishte hetime serioze, ai do të ishte një hetim me të gjithë individët përfshire deri te Ministri i Brendshëm.”– u shpreh Nishani.

Nishani tha gjithashtu se informacionet për drogën nga institucionet ligjzbatuese, i kam thënë t’i dërgoheshin edhe Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Mesi i vitit 2016 ,kanë ardhur informacionet e para në tryezën time. Informacioni që ka ardhur te unë, për përfshirjen e punonjëse të policisë ,i kam thënë të dërgohej edhe të Ministri Brëndëshëm.”– u shpreh ish Presidentit.

Lini nje pergjigje