‘Himara’/ Ministri i Jashtëm grek: T’u jepen titujt e pronësisë …

0
198

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka komentuar zhvillimet e fundit në Himarë. Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të një konference ndërkombëtare për pluralizmin fetarë, Kotzias tha se Athina kërkon që minoritarëve t’u jepen titujt e pronësisë.

Sipas tij, dhënia e titujve të pronësisë u jep mundësi qytetarëve që të mbrojnë në rrugë gjyqësore pronën dhe u siguron edhe dëmshpërblimet.

Ministri i jashtëm grek tha se objektet që u shembën paraditen e të martës në Himarë nuk kishin tituj pronësie.

“Në thelb, ishin prona pa pronarë, që pronarët e tyre nuk kishin kërkuar mbrojtje në rrugë gjyqësore”. Sipas Kotzias garantimi i të drejtës së pronës për minoritetin është një nga pesë kushtet që i janë vënë Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim. “Ne nuk mund të ndalojmë urbanizimin e një vendi të tretë. Ne duam që e drejta e pronës, veçanërisht për minoritetin, të mbrohet”, përfundoi Kotzias.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here