Detajet/ Vrasja e avokatit grek, merren në pyetje 3 të dënuar shqiptar. Dyshohet për…

0
161

Vrasja e avokatit grek Mixalis Zafeiropoulos më 12 tetor në mes të Athinës ka vënë në lëvizje policinë e vendit fqinj, ndërsa ka dyshime të forta se pas këtij krimi fshihen disa shqiptarë të rrezikshëm.

E në kuadër të këtij hetimi, siç raportojnë mediat greke, janë marrë në pyetje tre të dënuar shqiptarë në burgun e Koridhalos, pasi kanë qenë më herët të përfshirë në një tentativë vrasje ndaj një tjetër avokati grek, të quajtur George Antonopoulos.

Sipas mediave greke, (zougla.gr) shqiptarët e marrë në pyetje janë Albert Bako, Olti Dulçe dhe një tjetër me emrin Klodian.

Sipas hetuesve grekë, tre shqiptarët që po merren në pyetje janë përgjuar duke biseduar me palë të treta që janë të përfshirë në hetimet që po zhvillohen për vrasjen e avokatit Mixalis Zafeiropoulos.

Po sipas tyre, bëhet fjalë për një vrasje të ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Autori i krimit ka shkuar ta takojë për t’i përcjellë një mesazh, por në sherr e sipër, situata i ka dalë nga duart duke e lënë të vdekur avokatin e njohur. Autoritetet greke argumentojnë që nëse të dyshuarit do të kishin për synim të vrisnin avokatin, do të kishin vepruar në mënyrë më të kujdesshme, aq më tepër, nuk do të linin prapa prova materiale, të tilla si material gjenetik dhe shenjat e gishtërinjve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here