‘Çfarë po ndodh me çështjen Tahiri?’ Meta: Nuk jam i informuar, po merret Prokuroria… (VIDEO)

0
158

Çim Peka: Duke qenë se kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. A e keni thirrur në takim Prokurorin e Përgjithshëm. A është i informuar Presidenti se çfarë po ndodh me çështjen Tahiri?

Meta: Jo. Prokurori i Përgjithshëm nuk më ka informuar dhe as nuk kam dashur të informohem për çështjen konkrete, pra për çështjen Habilaj dhe për gjithçka që mund të përfshihet në këtë hetim.

Peka: Pse s’keni dashur të informoheni z. President?

Meta: E para, kjo është një çështje me të cilën po merret Prokuroria.

Peka: Është një çështje që ka të bëjë direkt me sigurinë kombëtare…

Meta: Patjetër.

Peka: A ndiheni pak i kompleksuar nga akuza që ju ka bërë ish-ministri i akuzuar për trafik droge?

Meta: Unë nuk kam asnjë kompleks nga asnjë lloj akuze. Lëkura ime është mësuar dhe i ka përballuar të gjitha akuzat dhe sot është këtu ku është dhe për shkak të këtyre eksperiencave nuk mundet të bëjë veprime të cilat mund të mos i ndihmojnë këto procese.

Në rast se një prokuror do të kishte shprehur një shqetësim se ai po intimidohej për shkak të detyrës së tij për një çështje që ka të bëjë me një kryebandit apo me një politikan, kushdo qoftë ky. Dhe për këtë arsye kërkon mbështetjen e Presidentit të Republikës, pa asnjë diskutim që Presidenti i Republikës do të jepte mbështetjen më të fortë dhe më të madhe.

Peka: A i keni ofruar mbështetje Prokurorit të Përgjithshëm njëlloj si ish-Shefit të Shërbimit Informativ?

Meta: Kjo nuk është një çështje që ka vend për një paralelizëm të tillë, por unë besoj që mesazhet e mia publike kanë qenë në drejtim të të gjithë institucioneve për të forcuar pavarësinë e tyre, për të luftuar krimin e organizuar, të cilin e kam theksuar vazhdimisht në të gjitha rastet edhe në fjalimet e mia si President i Republikës dhe absolutisht që Presidenti do të mbështesë këdo edhe një ministër që bën detyrën me përkushtim dhe mund të ketë presion, apo një zyrtar tjetër brenda mundësive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here