Saimir Tahiri sërish në Prokurori

0
186

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të thërrasë për ta pyetur përsëri Saimir Tahirin në lidhje me akuzat të cilat rëndojnë mbi të.

Burime nga grupi hetimor thanë për “Tv Klan” se janë edhe disa episode të tjera të cilat ish-ministrit duhet të sqarojë në lidhje me përmendjen e emrit të tij në përgjimet e prokurorisë italiane për llogari të dosjes “Habilaj”.

Të premten ai u paraqit në organin e akuzës, me kërkesë të tij.

Për 2 orë e 30 minuta ish -ministri qëndroi përballë prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi duke sqaruar pozicionin e tij në këtë çështje.

Ai i mohoi akuzat se ka ndihmuar grupin e Habilajve në trafikun e kanabisit dhe hodhi poshtë akuzën për korrupsion.

Grupi hetimor që ka në dorë këtë dosje është duke kryer disa veprime të tjera në funksion të kësaj çështje.

Janë duke u mbajtur kontakte të vazhdueshme me Prokurorinë e Katanias dhe Antimafian, të cilat dokumentuan veprimtarinë e Habilajve. Në ditët në vijim një grup prokurorësh pritet të udhetojnë drejt Italisë për këtë dosje. Megjithatë Krimet e Rënda nuk kanë vëtëm këtë çështje për trafikun e kanabisit me Italianë. Mes Prokurorisë dhe Antimafias italiane janë ngritur disa grupe hetimore të përbashkëta qe po hetojnë disa banda të trafikut të kanabisit. /Tv Klan/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here