Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin e PS, nis takimi

0
154

Kryeministri edi Rama ka mbledhur bashku sot kabinetin qeveritar dhe Grupin e PS tek Kryesia e Kuvendit, në takimin e përjavshëm për rakordimin e punëve mes tyre.

Takimi vjen si një detyrim moral i palëve, të cilët Rama i detyroi të nënshkruanin në fillim të këtij mandati, Memorandumin e Mirëkuptimit për të mos krijuar ndërmjet qeverisë, partisë dhe popullit.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS në shtator 2017, Rama tha “se deputetët e kryetarët e zgjedhur të komisioneve tona, qofshin kryetarë dhe nënkryetarë në parlament, janë pjesë e ekipit qeverisës, janë njëkohësisht edhe zëdhënësit pranë qeverisë për çdo aspekt dhe problem, përveç mekanizmave që do të përcaktojë marrëveshja e komunikimit të drejtpërdrejtë të çdo deputeti me ekipin qeveritar. Ashtu sikundër, lidershipi i grupit, nuk është formal, por është pjesë e ekipit qeverisës dhe po ashtu, me detyra të përcaktuara për çdo nënkryetar të grupit në mënyrë që të garantojë sinergji. Ne jemi një parti, ne jemi një fuqi. Ne nuk jemi të ndarë në shtresa; shtresa e lartë në qeveri, shtresa e mesme në karriget e Kuvendit dhe shtresa e ulët atje larg, për të cilën kujtohemi vetëm kur ka zgjedhje.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here