Pse s’flet Romana Vlahutin/ Çfarë fshihet pas heshtjes së ambasadores së BE-së për çështjen “Tahiri”?!

0
173

“Ne nuk ndërhyjmë në çështje specifike nën shqyrtim juridik”, mësohet të jetë shprehur Vlahutin, duke i ikur qëndrimit me argumentin e mos ndërhyrjes në një çështje në hetim

Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin shmang çdo qëndrim mbi çështjen “Tahiri” dhe debatin mazhorancë-prokurori.  Në mbledhjen javore të ambasadorëve të Bashkimit Europian, e cila kryesohet nga Vlahutin, mësohet se ambsadores i është kërkuar prononcim publik për këtë temë, por refuzimi ka qenë i prerë. “Ne nuk ndërhyjmë në çështje specifike nën shqyrtim juridik”- mësohet të jetë shprehur Vlahutin, duke i ikur qëndrimit me argumentin e mos ndërhyrjes në një çështje në hetim. Po pikërisht mbi këtë të fundit, reagimi i ambasadores së BE-së duhej të ishte urgjent që në momentin kur shumica në pushtet refuzoi kërkesën e Prokurorisë e madje shkoi deri në presion ndaj kësaj të fundit, duke marrë edhe rolin e gjykatësit ( Deputeti pyeste Prokurorin: “ku i keni provat”!!!). Kundërshtia politike ndaj kërkesës së organit të akuzës (mbi bazën e indicieve të pakundërshtueshme), shembi muret e reformës në gjyqësor, kryereformë për të cilën Vlahutin u angazhua fort ( jo pak njënashmërisht) duke e cilësuar si kërkesën kryesore të Brukselit. Përpara këtyre zhvillimeve që goditën në themel reformën në gjyqësor, kryediplomatja e BE-së në Tiranë nuk preferoi të jetpte asnjë koment, gjë e cila e kompromenton edhe më shumë pavarësinë e veprimtarisë së saj si kryesuese e delegacionit të BE-së në Tiranë. Në këtë kontekst pyesim ambasadoren: Ku shkuan deklaratat për reformë të pavaruar? Ku humbën deklaratat për hetimet e zyrtarëve të lartë? Me siguri qëndrimi i ambasadores do ishte i drejtpërdrejtë dhe në mbështetje të hetimit nëse do ekzsitonte një çështje e tillë në Kroaci dhe nëse do të vazhdonte të mbante ndonjë detyrë atje. Por këtu në Shqipëri, pozita e saj në gjithë këto vite të veprimtarisë së saj si ambsadore e BE-së ka qenë thellësisht e kompromentuar në favor të një pale politike. Kujtojmë këtu ndër të pakta heshtje së bashku me qeverinë, për fenomenin e kanabisit, ku ambasadorja në vitet e kulminacionit të kultivimitt dhe trafikut të drogës nuk tha asnjë fjalë për këtë çështje. Për të mos u zgjeruar më pas me debatin mbi reformën në drejtësi apo rastet e ndryshme të skandaleve qeveritare, për të cilat, zyrat e BE-së në Tiranë ka mbajtur gojën kyçur.

Prononcimet

Argumenti i përzgjedhur nga ambasadorja për t’u mos prononcuar mbi çështjen “Tahiri” bie menjëherë nëse kujtojmë se cilët kanë reaguar deri më tani mbi këtë debat. Së pari vetë kolegu Donald Lu, megjithëse me vonesë, reagoi pak ditë më parë mbi këtë diskutim, duke theksuar se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ndërkohë para tij reagoi edhe zyrtari i lartë i ShBA-së, Hoyt Yee i cili nënvizoi se,: “Ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administrates.

 

 

Po ashtu për çështjen “Tahiri” foli edhe Zëdhenësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, zyrë e cila pret raportime më parë nga Tirana e Vlahutin. Ajo deklaroi se pritshmëria e Brukselit është që hetimi dhe të gjitha hapat e nevojshme të ndërmerren në përputhje me standardet ndërkombëtare.  Koçijançiç pohoi se Bashkimi Europian do ta monitorojë këtë çështje nga shumë afër.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë reagoi edhe grupi i Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian, të cilët u shprehën kundër presionit ndaj prokurorisë. Po ashtu, PPE  i bëri thirrje kryeministrit dhe shumicës qeverisëse të ndërpresin menjëherë presionin politik ndaj Prokurorisë si dhe të kanalizojnë instrumentet e tyre politikë, në mbrojtje të drejtësisë. “lufta kundër krimit të organizuar mbetet një çështje jetike për Shqipërinë në drejtim të angazhimit të saj për sundimin e ligjit në kuadër të procesit të Integrimit Europian”, thuhej në deklaratën e PPE-së, e cila në fakt duhej të ishte më së pari qëndrimi i ambasadës së BE-së në Tiranë, e cila u angazhua fuqimisht në reformën në gjyqësor me pretendimin për një drejtësi të pavarur politikisht e mbi sundimin e ligjit.

Të gjitha këto qëndrime të mësipërme hedhin poshtë  deklaratat shfajësuese të ambasaoders mbi mos reagimin mbi çështjen “Tahiri”. Mbi këtë heshtje të Vlahutin shprehu kritika edhe kryetarja e Lidhjes së Gruas PPE, ish-europarlamentarja gjermane, Doris Pack.  “Pse ambasadorja e BE në Shqipëri nuk reagon? Shqipëria është vend kandidat i BE-së. Kredibiliteti i BE kërkon një drejtësi më të mirë nëse gabime të dukshme nuk vihen në dukje.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here