Noka: Ja vendimi që morëm sot, s’po i vëmë flakën Shqipërisë

0
284

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka pasi braktisi punimet e Komisionit të Sigurisë, nga ambientet e jashtme të Kuvendit theksoi se opozita do të ndërmarrë aksionin e saj opozitar.

 

 

Ndonëse nuk dha detaje rreth faktit se si do të bëhet ky aksion, Noka theksoi se opozita sot është ndryshe nga ajo e para 5 viteve, pasi nuk e djeg Shqipërinë.

“Duke futur kokën në rënë, leckat i ka lënë jashtë(Qeveria). Nuk mund të mbrojë këtë fasadë. Opozita do ndërmarrë aksion politik ndaj kësaj qeverie kriminale. Kemi platformën tonë; Një qeveri që lufton mafian, krimin dhe të garantojë zgjedhje të lira. Me këtë qeveri nuk pranojmë që të ecim në normalitet. Ne jemi ndryshe nga opozita e para 5 viteve, pasi nuk djegim Shqipërinë. Këto janë hapat e parë të një reagimi që do të bëhet më i detajuar aksioni opozitar”, tha Noka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here