I gjenden 70 kg drogë në shtëpi, prangoset shqiptari. Ja ku i kishte fshehur

0
145

Një i ri shqiptar është vënë në pranga gjatë ditës së djeshme. Arrestimi i tij është bërë në kryeqytetin e Italisë, Romë.

Burime policore, të cituara nga mediat italiane, kanë bërë të ditur se në banesën e 26- vjeçarit shqiptar janë gjetur 70 kilogramë drogë, e llojit kanabis sativa.

I riu, i papunë jetonte në rrugën ‘Narugus’ dhe policët gjatë hetimit për shpërndarësit e drogës në Borghesiana, i kishin dërguar tek shqiptari.

Më i veçantë ishte vendi ku shqiptari e kishte fshehur drogë. Ai e kishte futur atë poshtë dyshekut ku flinte gjumë çdo natë.

Drogën e kishte mbështjellë me qese plastike që të mos i vinte era. Pas kontrollit dhe gjetjes së drogës, i riu është prangosur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here