Standard.al

Policët e rënë në krye të detyrës/ Basha: Ata sot ndihen të tradhtuar, shefat besnikë të qeverisë urdhërohen nga krimi

0
Kreu i opozitës Lulzim Basha, në ditën përkujtimore të Policëve të rënë në krye të detyrës, është shprehur se mënyra më e mirë për ti kujtuar këta heronj, është lufta pa kompromis kundër krimit dhe drogës.

Ndërkohë Basha në deklaratën e tij ka thënë se sot policët e vrarë në krye të detyrës janë të tradhtuar nga shefat besnikë të qeverisë, të cilët sot nuk luftojnë krmin por janë në varësi të tyre.

‘Sot është dita e të rënëve të policisë në krye të detyrës, një ditë që na kujton për ata burra në uniformë me kurajo e integritet që dhanë jetën në luftë kundër krimit.

Askush nuk ka bërë më shumë se ata për rendin e drejtësinë në këtë vend. Mënyra më e mire për ti kujtuar e për të vlerësuar veprën e tyre është beteja pa kompromis ndaj krimit, bandave e drogës. Vetëm kështu shpirti i tyre do prehej në paqe. Për fat të keq, ata sot janë të tradhëtuar dhe shpirti i tyre i trazuar, sepse krimi që ata luftuan, ndan pushtetin me qeverinë. Krimi që ata luftuan sot është në formën e kupolës mafioze ku janë bashkë qeveria e bandat. Ku shefat e komisariatëve, besnikë të qeverisë, ndihmojnë trafikantët, e dhunojnë të pamundurit. Dëshmorët e policisë dhanë jetën për tjetër gjë, për sigurinë e qytetarëve dhe për të ndalur krimin.

Ne nuk mund ta lëmë sakrificën e tyre të shkojë dëm.

Krimi, bandat dhe mafia duhen shtypur, por kjo bëhet e mundur vetëm me një qeveri që nuk i mbron dhe ndan pushtetin me ta por i lufton, i ndëshkon dhe i çon ata dhe pushtetarët e korruptuar që sot janë mburoja e krimit para drejtësisë’, shprehet Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.