Kryetari i FRPD: Azemi bashkoi të gjithë PD dje në Tropojë

0
211

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka folur për vendosjen e shtatores së Azem Hajdarit në Tropojë, por edhe për situatën brenda Partisë Demokratike. Belind Këlliçi, ka vlerësuar lartë figurën e Azem Hajdarit, Heroit të Demokracisë.

Këlliçi është shprehur se vendosja e shtatores është akt me vlerë pasi edhe kur kanë kaluar gati dy dekada nga vrasja, inagurimi i shtatores së Azem Hajdarit bëri bashkë shumë lider.

Sipas Bellind Këlliçit , kjo qeveri nuk është qeveri e shqiptarëve, është e turpshme, mënyra se si është hetuar ish-ministri Tahiri.

Këlliçi theksoi se  Azem Hajdari bëri të mundur që edhe kryemadhi të jetë në politikë, “ai hapi dritën jeshile, ai është respektuar nga të gjithë, ka luftuar për aspirata evropiane, ai guxoi të luftonte për liri dhe demokraci.”

Ne kemi folur në këto katër vite për përfshirjen e ministrit Tahiri në trafik droge, kemi bërë 400 deklarata.

Para 2013 nuk flitej për kanabizim të territorit, nuk mund të jetë kanabisi bazë e ekonomisë, duhen tërhequr investime të huaja. Shqiptarët sot, duan të largohen nga vendi, ikin për azil ose aplikojn llotarinë amerikane. Edi Rama është i rrënuar, nuk mund të dali para qytetarëve pas këtij skandali.

Prandaj iu bëj thirrje të rinjve të bashkohen për një kauzë të drejtë, PD-ja është themeluar nga rinia, për integrim, kemi arritur në një pik kritike për të ardhmen e të rinjve dhe qytetarëve. Politika duhet parë si fillim nga të rinjtë.”, tha Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here