Standard.al

‘Çmendet’ fatorinoja, rreh shoferin e autobusit në mes të Tiranës

0
Sherret që ndodhin në autobusët e kryeqytetit janë kthyer në skena të rutinës tonë të përditshme. Në fund të fundit ç’kusur kanë udhëtarët të dëgjojnë fjalë të ndyra dhe t’u prishet humori gjatë ditës.

Në një prej autobusëve të linjës së Tiranës së re ndodhi një sherr midis shoferit dhe fatorinos. Fatorinoja me një sjellje arrogante kishte goditur me grusht shoferin duke shkaktuar frikë tek udhëtarët.

Djali i cili ka dërguar videon rrëfen se:

Pershendetje! Sot ne autobuzin e tiranes se re ndodh nje sherr i turpshem mes shoferit ne moshe i cili nuk kishe faj dhe mes nje faturinoje, nje njeri pa pike turpi ofendon dhe godet ne sy te te gjithe pasagjerve, vertet te gjithe duam te fitojm leke po si mund te arrije nje djale te mate forcen me nje burre ne moshe qe mund te ishte babi i tij. Hyn ne autobuz me sharje dhe goditje madje tentonte te levizte timonin e shoferit nderkoh qe autobuzi ishte plot me femije e gra qe bërtisnin.

Eshte e tmerrshme per nj djale arrogant i te paftyre qe per nje interes vetem te tij rrezikoj sot jeten e qytetareve. E kam bere nga fundi i debatit te shoferit dhe ketij injorantit por duket qarte se si i drejtohesh ketij shoferit dhe shqetesimin e te gjith njerëzve… a ka polici qe merret me kete ceshtje? A eshte veper penale te rrezikosh jeten e njerezve dhe te qellosh nje burre me grushta?

Kishte shum trafik ne oren 17:00 sepse eshte orari qe kthehen te gjithe nga puna dhe tek pallati me shigjeta ku ndodheshim per momentin ku kishim ngec nga trafiku mbi 15 min dhe ishin 3 autobuza afër, autobuzi i pare ishte nisur ndersa ne autobuzin e dy qe isha un ishim ne stacion pa levizur nga makinat dhe ky faturinoja ishte autobuzi i 3 qe ishte mbarpa nesh erdhi dhe filloj te godiste autobuzin ky shoferi i tha nuk kam nga te iki un nuk e shikon rrugën, ndersa ky djaloshi vetem shante dhe godiste.

Hyri brenda ne autobuz dhe shume here ka goditur shoferin dhe shoferi mbylli deren e autobuzit dhe tha do lajmeroje policin ky ja mori telefonin dhe ja hedh ne mes te autobuzit, pastaj sa do qe u munduan ta ndanin ate djalin ai vazhdonte te qellonte deren e autobuzit me shkelma deri sa u detyrua me ja hap./joq

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.