Tahiri merr letër nga Prokuroria, ja çfarë shkruhet

1
178

Ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i ka mbërritur një ftesë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, një ditë pasi 4 oficerët zbarkuan në shtëpinë e ish-ministrit për kontroll.

Saimir Tahirit i ka mbërritur sot në banesë ftesa e cila mban firmën e prokurorit Besim Hajdarmataj dhe kërkohet paraqitja e ish- ministrit në Prokurori për të dëshmuar.

Në dokumentin e firmosur nga Besim Hajdarmataj që mban datën 26 tetor nuk përcaktohet kur do të pyetet ish-ministri Saimir Tahiri, por një gjë e tillë pritet që të ndodhë në ditët në vijim.

Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e ish- ministrit Saimir Tahiri si i përfshirë me bandën e Habilajve, anëtarët e të cilëve janë arrestuar në Itali për trafik droge dhe armësh, por Kuvendi me votat e mazhorancës rrëzoi kërkesën e Prokurorisë.

Kuvendi miratoi kërkesën për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit si dhe kontrollin në banesë të tij. Vetë ish ministri është treguar i gatshëm për t’u hetuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Koment per “TAHIRI MERR LETER NGA PROKURORIA”:

    Kanabisi i Shqiperise mbyti Europen.
    Perse Rama nuk futi ushtrine te lokalizonte mbjelljet?
    Pas kesaj prokuroria do bente punen e saj, me arrestimet.
    A kishte frike Rama se ne hetime do permendej policia dhe emri i Tahirit,
    e pas tyre vete emri i tij?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here