Anna Lika flet për daljen e parë në Teatër: Inisi nuk më ka ftuar në skenë si mbesë…

0
406

Shfaqja “Çifti i Çuditshëm” ka bërë një kast të mirëfilltë aktorësh të cilët interpretojnë mjeshtërisht bukur. Në këtë shfaqje me rolet e tyre luajnë aktorët: Romir Zalla, Gentian Zenelaj, Mehmet Xhelili, Ervin Bejleri, Besmir Bitraku, Rozana Radi e Annais Lika. Për Anna Likën, kjo është shfaqja e parë e saj si aktore në skenën e teatrit, e cila mesa duket edhe këtë ‘provë’ e ka kaluar me sukses. Ajo vjen në këtë intervistë për të folur rreth rolit të saj në këtë shfaqje, por më Annën jemi ndalur gjithashtu për të folur gjithashtu edhe rreth pjesëmarrjes në spektaklin ‘Dance With Me’

Anna interpretoni në shfaqjen ‘Çifti i Çudtishëm’ me regji nga Inis Gjoni. Si ka qenë për ju ky rol?

Të them të drejtën e kam për herë të parë që luaj në teatër dhe padyshim që është një eksperiencë shumë e bukur për mua. E kam emocionin e shumëfishtë duke qenë se është dalja ime e parë në teatër, por edhe për faktin që është Inisi regjisore dhe dua të dal nga ajo korniza që njerëzit mendojnë se më ka marrë se jam mbesa e saj duke treguar se unë jam këtu falë talentit tim. Jam e emocionuar sepse luaj edhe me një kast aktorësh shumë profesionistë dhe kanë shumë vite që luajnë në teatër dhe unë jam më e reja dhe e vogla e kastit. Por më duhet ta pranoj që jam gjendur mirë. Unë e kam lexuar veprën para se ta dija që do isha pjesë e shfaqjes sepse përgjithësisht veprat e Inisit i lexoj përpara. Nga fillimi në fund kjo shfaqje më është dukur interesante dhe kjo jo se e ka ngjit në skenë tezja ime, por këtë e them në mënyrë shumë objektive.

Si është Inisi si regjisore?

Inisi si regjisore është shumë kërkuese, shumë e rreptë dhe me vend sepse kërkon shumë nga aktorët. Por padyshim një regjisore shumë e mirë dhe këtë e kam parë në shfaqjet e tjera që ajo ka vënë.

Përpos kësaj ju jeni e angazhuar edhe në spektaklin e kërcimit në ‘Dance With Me’. Si e përshkruani ju këtë eksperiencë?

‘Dance With Me’ është një eksperiencë shumë e bukur që më ka ardhur pikërsiht në momentin e duhur dhe kam dal nga ajo çka njerëzit ishin mësuar të më shihnin në ekran. Ndihem shumë e ledhatuar nga të gjithë duke filluar nga koreografi Albi Nako, nga produksioni Vera Grabocka, Alketa Vejsiu. Është një lançim 360 gradë që njerëzit shohin se kush jam unë që nuk jam vetëm një aktore, jam dhe balerinë, do bëhem edhe këngëtare. (qesh)

Si i ke marrëdhëniet e tua me antarët e jurisë dhe me partnerin Albi Isakaj?

Marrëdhëniet jam pafund shumë të mira. Televizioni është sigurisht një gënjeshtër shumë e madhe , por ajo çka ndodh aty nuk është një aktrim apo çdo debat i shënuar në skenar . Ajo ndodh atje në skenë dhe përfundon po aty kur fiken prozhektorët. Ndërsa me Albin kanë dalë fjalë që unë e rrah, e dhunoj, por jo dorë nuk i kam vënë kurrë Albit. (qesh). Për t’i bërtitur i kam bërtitur, por Albi është aq i mirë saqë nuk kthen fjalë dhe unë prandaj bëhem më me nerva se nuk më kthen fjalë. Përpos shakasë, Albi është padyshim një partner shumë i mirë, po të më kishte rënë dikush tjetër unë nuk do isha më tek ‘Dance With Me’, por do ishim tek Shihemi në Gjyq. (qesh).

Kë koreografi do të veçonit që ju e keni shijuar më shumë apo dhe për vështirësitë që ka pasur?

Të gjitha koreografitë kanë qenë shumë të vëashtira sepse Albi Nako ka pritshmëritë shumë të larta për mua. Ama koreografitë që unë më së shumti kam shijuar ka qenë pikërisht koregrafitë që unë kam marr edhe kupa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here