Kërpudhat magjike kundër depresionit

0
162

Një zbulim i ri nga studiuesit e Imperial College London ka arritur në përfundimin se konsumimi i Kërpudhave magjike ndihmojnë pacientët me depresion që të rigjenerojnë trurin.
Shkencëtarët shpjegojnë se kjo kërpudhë ka në përbërjen e saj dhe Psilocybin e cila ka një efekt pozitiv në shëndetin mendor. Mikrodozat e kësaj substance i bënë njerëzit të ndihen më energjikë, iu largon frikën, ankthin . Studiuesit i bazuan hulumtimet e tyre tek 20 pacient të cilët vuanin nga depresioni dhe që nuk kishin shfaqur përmirësim nga kurimet anti depresion. Pacientët në javën e parë morë një dozë prej 10mg të psilocybin nëpërmjet kërpudhave magjike dhe javën e dytë e çuan dozën në 25mg. Të gjithë të sëmurët nisën të ndiheshin më mirë që një javë pas trajtimit.
Megjithatë studiuesit shpjegojnë se ky zbulim është thjesht një vështrim i lehtë mbi efektet e Kërpudhës Magjike dhe se pritet që vitin tjetër të realizojnë një studim me të gjerë për mrekullitë që mund të bëj kjo bimë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here