Vriten me armë zjarri, burrë e grua, në Palorto të Gjirokastrës

0
132

Një çift ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotshëm në Palorto të Gjirokastrës. Vrasja është kryer nga fqinji i tyre me armë zjarri në orët e para të mëngjesit.

Viktimat janë Leko dhe Afërdita Kosta.

Konflikti me fqinjin që i ka qëlluar duket se ka qënë për kopshtin.

Policia e Gjirokastrës njoftoi menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanstatuan se shtetasi Apostol Kosta është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri mbi shtetasit A.K, 66 vjeç dhe A.K, 49 vjeçe (bashkëshortë). Për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit A.K dhe A.K, ndërsa autori ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Ai ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rënde. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie. Në vend kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here