VIDEO-FOTO/ Digjet ‘Audi’ luksoz digjet para Bashkisë së Vlorës, zbulohet pronari

0
147
Një makinë ‘Audi’ është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm para bashkisë së Vlorës. Mjeti ishte i parkuar kur është përshirë nga flakët.

Zjarrvënia është e qëllimshme, ndërsa kanë nisur hetimet për autorët e flakëve.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 23.10.2017 rreth orës 04:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ”15 Tetori”, është duke u djegur një mjet.

Në vendngjarje ka shkuar Policia dhe shërbimi zjarrfikës të cilët kanë bërë shuarjen e flakëve të zjarrit.

Nga verifikimi ka rezultuar se mjeti ka qenë i parkuar në lagjen ” 15 Tetori ” përpara bashkisë dhe është mjet tip ”Audi A4” me targa AA 452 Ph, i cili posedohet nga shtetasi G. D., 44 vjeç.

Mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rënies së zjarrit në mjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here