U denoncua si Ministri tjetër që kishte lidhje me Habilajt, reagon Gjiknuri i Ramës

1
179

Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka reaguar ditën e sotme në lidhje me denoncimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, se ‘ka marrë lekë nga Habilajt për fushatën elektorale’.

Gjiknuri shprehet se i hedh poshtë këto deklarata që për të janë shpifje.

Reagimi i plotë i Damian Gjiknurit:

A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte Gërdeci?!

Habilajt nuk i njoh e as nuk kam pasur kurrë marrëdhënie me ta.

Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës.

Denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Pershendetje Doktor! Gjate fushates elektorale te fundit, Habilajt uleshin per dreka dhe darka me Damian Gjiknuri ne Vlore.

Madje Habilajt kane edhe regjistrime duke i ofruar para ne dore D.Gjiknurit.

Kane pasur mardhenie te regullt interesash Gjiknurin. Ju uroj shendet. Anonim Ju lutem!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here