Shtëpia më e madhe private në Amerikë

0
262

Prona Biltmore është shtëpia më e madhe private në Shtetet e Bashkuara. E ndërtuar pranë qytetit Asheville në Karolinën e Veriut, është ende në pronësinë e pasardhësve të njërës prej familjeve më të pasura të Amerikës, Vanderbiltët. Është një objekt tërheqës artistik dhe një kujtesë e Periudhës së Artë të shekullit të 19-të.

Biltmore u ndërtua në vitet 1890 nga George Vanderbilt, një trashëgimtar i pasurisë së madhe vënë nga gjyshi i tij përmes biznesit të hekurudhave.

Rezidenca gjigande ka 255 dhoma dhe 65 oxhakë. Luksi i saj, është simbol i një kohe kur më të pasurit kishin në duart e tyre një të tretën e pasurisë së vendit, ndërsa 40 për qind e amerikanëve jetonin në varfëri.

George Vanderbilt donte t’i impresiononte vizitorët, jo vetëm me godinën por edhe me përmbajtjen e saj. Vizitorët e sotëm i vlerësojnë përpjekjet e tij.

“Të lë pa frymë, kur përshkon me makinë të gjithë sipërfaqen dhe mendon se dikush banonte këtu. Dhe puna dhe talenti që është dashur për të ndërtuar diçka të tillë… Është e mrekullueshme”, thotë Jodie.

“Kjo është salla e banketeve. Tavanet janë të larta dhe tapetet flamande janë që nga vitet 1500. Këtu, Vanderbiltët mbanin darkat madhështore, të gjitha rastet formale”, thotë Mallory Flynn, e Marrëdhënieve Publike të vilës Biltmore.

Tani në Biltmore mbahen koncerte dhe ekspozita. Vizitorët mund të bëjnë ture në sallat e mbushura me libra dhe vepra arti dhe detaje arkitekturore si për shembull një shkallare spirale.

“Mendoj se njerëzit nuk shpenzojnë më kohën të bëjnë gjëra të tilla të përpunuara. Është më e lehtë që të prodhojnë në masë shtëpi, sesa të bëhet diçka unike”, thotë John.

“Është interesante të shohësh se si ishte jeta atëherë, por është edhe një mënyrë për kuptuar klasat e ndryshme sociale, se si klasa e pasur kishte dhe kontrollonte gjithçka, por më të varfrit vuanin”.

Kjo residencë u kujton vizitorëve një kohë që ishte e vështirë për shumicën, por jashtëzakonisht luksoze për një grup të vogël./VOA/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here