Shpërthen Manjani: Rama dhe Tahiri flasin përçart

0
305

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar mënyrën si po e trajton “Rilindja” çështjen “Tahiri”.

Manjani me anë të një postimi në Facebook, shprehet se Rilindja edhe pse paguan për t’i përdorur emrin Fatos Nanos, përsëri është vite larg politikisht.

Ai ka shpjeguar gjithashtu ku ndryshon arrestimi i Nanos nga “arrestimi” i Tahirit.  Sipas tij, Nano u burgos nga Qeveria e kohës që kishte kapur drejtësinë, e jo nga drejtësia që është përballë me qeverinë.

Shkrimi i plotë:

Flasin përçart…

Jo Saimiri, por edhe Rama vetë e madje e gjithë kupola e Rilindjes sikur të arrestoheshin, prap nuk kanë lidhje me arrestimin e Fatos Nanos! Asnjë lidhje!
Nano u burgos nga Qeveria e kohës që kishte kapur drejtësinë, e jo nga drejtësia që është përballë me qeverinë!
Nano pas burgut nuk bëri asnjë tentativë për të kapur drejtësinë, qoftë dhe për të marrë hak! Rilindja do ta kapë atë para burgut dhe për tu hakmarrë paraprakisht!
Politikisht Nanos Rilindja i vjen anash, me thënë të drejtën! Cilido qoftë çmimi që paguan për ti përdorur emrin, prap Rilindja është vite drite larg Tij….
Screenshot_1.png

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here