Pas Italisë edhe Greqia: Shqipëria, prodhuesja më e madhe e kanabisit në Europë, situata alarmante

0
146

Ashtu si Italia, edhe fqinji jugor Greqia ngre shqetësimin për sasinë e madhe të drogës që trafikohet drejt kufijve të saj.

Kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës, Kostas Panagiotopoulos tha të shtunën se “më shumë se sa vend prodhues, Greqia është një pikë tranziti për substancat që shkojnë drejt vendeve të BE apo që edhe vijnë nga Shqipëria”.

Kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës, i pyetur nga agjencia shtetërore e lajmeve AMNA nëse kanabisi është e vetmja lloj droge që tregton Shqipëria, u përgjigj se ky vend është gjithashtu pikë grumbullimi për heroinën, e cila transportohet nga grupet kriminale shqiptare në destinacione të ndryshme, përfshirë Greqinë.

“Pjesa më e madhe kanabisit të prodhuar në Europë vjen nga Shqipëria, përmes vendeve të saj kufitare, Greqia e Italia.”

Kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës nuk la jashtë Shqipërinë as në tregtinë e kokainës, duke përmendur ‘Xibrakën’.

“Kur bëhet fjalë për kokainën, përfshirja e shqiptarëve është në rritje të vazhdueshme. Shqipëria është bërë një pikë kyçe e shpërndarjes së kokainës së destinuar për në tregjet europiane dhe shërben si një vend grumbullimi, veç rolit të saj në trafikun e heroinës”, deklaroi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here