Monika Kryemadhi: Rama ‘dëshmi’ e pazareve të krimit, u krijon trafikantëve autostrada të reja droge

0
239

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzoi rëndë kryeministrin Edi Rama pas fjalës së tij në mbledhjen e grupit socialist lidhur me çështjen e Saimir Tahirit.

Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI, Kryemadhi deklaroi se Rama po i lë shqiptarët në duart e vrasësve me pagesë dhe trafikantëve u krijon autostrada të reja të drogës, armëve dhe trafiqeve të rënda kriminale.

Kryemadhi deklaroi se “fjala e Kryeministrit ishte sot dëshmi e një pazari midis kriminelëvë që ndajnë pazaret midis tyre për ta kthyer drejtësinë në njëzgjatim të kriminelëvë dhe jo në shërbim të qytetarëve.

“Drejtësia po përballet sot jo vetëm me kriminelët por edhe me kryetarin e falangës së krimit. Ata e bënë këshillin e Mandateve, gjykatë politike dhe u kthyen në mbështetës të krimit duke dhunuar edhe deklaratën e Komisionit të Venecias. Komisioni i Këshillit të Mandateve u kthye në një gjykatë politike dhe teatrale. Të gjithë shqiptarët panë atë që Kryeministri nuk e bëri: Të lejonte arrestimin që e prisnin qindra e mijëra shqiptarë qëjanë burgosur për kalimin e semaforit me të kuqe, për faturat e energjisë, për një rrip makine. Ata panë sot kryeministrin që ishte kthyer në mburojë të krimit dhe shantazhon hapur drejtësinë duke e lënë Shqipërinë në duart e kriminelëve”, tha Kryemadhi.

Ajo theksoi se kryeministri shqiptar iu hoqi çdo mëdyshje shqiptarëve për lidhjen me krimin dhe trafikun.” Ai është njëri prej tyre, mbështetësi, inspiruesi dhe përdoruesi i tyre. Drejtësia po përballet me një pengesë të madhe, që nuk janë vetëm kriminelët por edhe vetë Rama”, deklaroi kryetarja e LSI.

“Kryeministri është shndërruar në mburojë të krimit, e kërcënon drejtësinë dhe lë shqiptarët në duart e trafikantëve. Po dëmtojnë shpresën dhe të ardhmen e shqiptarëve, duke i lënë në duart e vrasësve, trafikantëve, duke iu hapur këtyre të fundit autostrada droge. Fjala e tij sot ishte dëshmi publik e një pazari mes kriminelëve që ndajnë rolet dhe hesapet mes tyre. Fjala e tij ishte dëshmi e strategjisë së tij për ta kthyer drejtësinë në zgjatim të kriminelëve. Rama edhe para pak minutash kërkoi t’i mbyllë gojën prokurorisë, pasi ai do të jetë edhe kryeprokuror, edhe gjykatës. I bëjmë thirrje prokurorisë ti shkojë të vërtetave deri në fund”, tha Kryemadhi.

Deklarata e plotë e kryetares së LSI:

Kryeministri iu dorëzua pa kushte krimit dhe trafikantëve.
Kryeministri shqiptar iu hoqi çdo mëdyshje shqiptarëve për lidhjen me krimin dhe trafikantët. Po, ai është një prej tyre, mbështetësi, inspiruesi dhe përdoruesi i tyre.
Drejtësia po përballet sot me një pengesë të madhe që nuk janë më vetëm kriminelët por edhe kryesuesi i falangës politike që i mbështet dhe sakrifikohet për ta.
Kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca e kthyen Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve në një gjykatë politike.
Ata dhunuan Kushtetutën dhe nga garante e kthyen në mbështetëse të krimit. Dhunuan edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias i cili shprehet qartë në raportin e 2014 se: “ Ky komision nuk duhet në asnjë rrethanë të japë qëndrimin e tij për pafajësi ose jo të deputetit përkatës”. Komisioni i Këshillit të Mandateve, e patë dhe vetë, që u kthye në një gjykatë politike dhe teatrale.
Të gjithë shqiptarët prisnin më të paktin veprim që kryeministri i tyre duhet të bënte: Të lejonte drejtësinë të zbardhte të vërtetat. E prisnin të gjithë shqiptarët që janë burgosur për kalimin e semaforit të kuq, e prisnin me qindëra dhe mijëra shqiptarë që janë burgosur për mos pagimin e energjisë elektrike, për shkak të varfërisë së tyre. E prisnin me qindra dhe mijëra shqiptarë që janë ndaluar dhe janë gjobitur për mosvendosjen e një rripi sigurimi apo për një parkim të gabuar. Ata panë sot kryeministrin që shndërrohej në një mburojë të krimit.
Shqiptarët sot panë një kryeministër që shantazhon hapur Drejtësinë dhe e kërcënon atë, duke dashur ti lërë shqiptarët në duart e trafikantëve që po helmojnë brezin e ri dhe po dëmtojnë shpresën dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Edi Rama po lë shqiptarët në duart e kriminelëve gjobëvënës, të vrasësve me pagesë dhe profesionist dhe po u hap trafikantëve autostrada të reja të trafikut të drogës, të armëve e shumë trafiqeve të tjera të rrezikshme.
Fjala e tij sot ishte dëshmi publike jo e qëndrimit të një kryeministri, por e një pazari mes kriminelëve që ndajnë rolet dhe hesapet midis tyre.
Fjala e tij ishte sot një dëshmi publike e strategjisë së tij për ta kthyer drejtësinë shqiptare në një zgjatim të kriminelëve dhe jo në një institucion në luftën ballore kundër krimit, korrupsionit dhe në një drejtësi që të jetë në shërbim të qytetarëve.
Kryeministri edhe para pak minutash i përfshirë nga frika dhe paniku kërkoi ti mbyllte gojën prokurorisë pasi ai do që të jetë edhe kryeprokuror, edhe kryegjykatës edhe kreu i organizatave kriminale.
I bëj thirrje Prokurorisë të mos intimidohet, por t’ju shkojë të vërtetave deri në fund sepse kjo është ajo që presin të gjithë shqiptarët, të cilët nuk duan të qeverisen nga krimi dhe kriminelët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here