Luan Rama: LSI dënon sulmet politike të Kryeministrit mbi organet e drejtësisë

0
165

Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron qëndrimin që do të mbajë në seancën e së mërkurës në Kuvend, ku do të votohet për kërkesën e prokurorisë ndaj deputetit Saimir Tahiri.

Zv.kryetari i LSI, Luan Rama, tha se grupi parlamentar i partisë së tij do të votojë pro kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e deputetit socialist.

“U shqyrtua rendi i ditës së seancës, ku do paraqitet raporti i posaçëm që u diskutua dhe shqyrtua në fund të javës së kaluar në lidhje me kërkesën e prokurorisë për autorizimin për të proceduar penalisht Tahirin. Grupi i LSI rithekson qëndrimin parimor, ligjor dhe në përputhje me aspiratën e qytetarëve, të cilët presin ga Kuvendi qasje që respekton ndarjen e pushteteve, autoritetin kushtetues të drejtësisë, ndaj ne do votojmë pro miratimit të kërkesës së Prokurorisë”, tha Luan Rama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here