Kulmi i krizës politike dhe ‘çështja Habibaj’, por Kryeministri ka kohë të përleshet në fb

0
192

Në kulmin e krizës politike dhe publikimit të dosjes Habilaj si dhe sulmeve të PD dhe LSI për ish-ministrin Tahiri , Edi Rama nuk ia përton të zhytet në botën e Faceook, duke bërë sherr online me ndjekësit e tij. Siç duke e ka një mënyrë relaksi dhe çlodhje.
“Më merr të keqen”, “shko lahu” “e ke trurin e mpirë” e të tjera shprehje si këto që fillimisht të bëjnë për të qeshur, deri kur mendon se ai që i shkruan është Kryeministri i Shqipërisë. Nga ana tjetër duhet të jetë vërtetë e vështirë për Edi Ramën të përmbahet. Gjithnjë e më shumë po shtohen komentuesit që e quajnë “kriminel” dhe “trafikant droge”, bashkëpuntor të Saimir Tahirit.

Mund të jetë një mënyrë qetësimi të nervave të tija, pasi ish-miku dhe ish-bashkëpunëtori më i ngushtë ose “ministri më i sukesshëm” po targetohet nga prokuroria si njeri i lidhur me mafien, por prapë kryeministri nuk duhet të harxhojë kaq shumë mundë me ndjekësit e tij në facebook. Një komentues e akuzon si i lidhur me Tahirin në krime, por Rama realisht sot e ka hedhur ish-ministrin e tij. E përjashtoi nga grupi parlamentar i PS dhe nga krejt lidhja me këtë parti politike. Nëse do ishte peng i Tahirit nuk do ta përjashtonte thotë një deputet i selisë rozë.

KOMENTE DHE PËRGJIGJE

Komentuesi- Ju jeni të gjithë per Burg bashk me shumicen e prokuroreve, gjyqtareve, krybashkeiakeve dhe policeve. Na keni nxir jeten të gjithë njesoj jeni, plehra.
Edi Rama – Renato, ti me merr te keqen mua dhe jeten s’dukesh ta kesh hic te nxire, po shko lexo, meso, ushqeje trurin, sepse e ke si te mpire nga sa shoh se largu! Ke luajtur shume me topa bore mbase
Komentuesi – Ti me qorrin jeni qe vrate 4 veta ne bulevard per Meten, qe u ngjite ne pushtet dhe pastaj ma bere President. Cfare te presim nga ju Kriminele
Edi Rama – E shkreta ti, me kete mendje hiç asgjë mos prit se s’ke çfare pret fare, e paske fushe krejt qendrën e komandimit
Komentuesi – Vetem ne shqiperi mbrohen hajdidet jeni kryminela turp turp te keni i futni ne burg per drita qe nuk paguan kete krimenel jo bravo bravo
Edi Rama – Kurre nuk eshte futur askush ne burg per mospagese dritash! Kurre! Per vjedhje dritash me tela te lidhur hajdutçe po, patjeter, keshtu qe dil nga kazani i çorbes se thashethemeve, shko lahu, bej nje vrap qe te ajrosesh rradaken, lahu prap, dhe fillo meso, lexo, shkollohu e ke per te pare sa mire do ndjehesh, degjo mua, e kam shume miqesisht
Komentuesi – Drejtesin nuk e ben politika por Gjykata.Me prit te beni ju drejtesi kjo kurre ska per te ndodhur.Dhe kur flisni ju politikanet per drejtesi me perzihet.
Edi Rama – Stiv, shkollohu pastaj fol
Komentuesi- Kur moret moret 4vjecarin epar shkaterruat Lazarati dhe ne sipopull tham shyqyr ushkaterrua mbjellja ekanabisit por ja hoqet Lazaratit dhe ja futet shqiperis cep me cep kanabisin.Bravo prandaj them mos umundoni ti hidhni hi syve keti populli
Edi Rama – Po sikur te merresh pak me shkolle dhe te mesosh te shkruash mire shqip qe te kuptohet edhe cfare thua, si mendon?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here