Kryemadhi: Rama dëshmoi ndarjen e pazareve ndërmjet kriminelëve

0
146

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi për mediat se “fjala e Kryeministrit ishte sot dëshmi e një pazari midis kriminelëvë që ndajnë pazaret midis tyre për ta kthyer drejtësinë në njëzgjatim të kriminelëvë dhe jo në shërbim të qytetarëve.”

“Drejtësia po përballet sot jo vetëm me kriminelët por edhe me kryetarin e falangës së krimit, – tha kryetarja e LSI. – Ata e bënë këshillin e Mandateve, gjykatë politike dhe u kthyen në mbështetës të krimit duke dhunuar edhe deklaratën e Komisionit të Venecias. Komisioni i Këshillit të Mandateve u kthye në një gjykatë politike dhe teatrale. Të gjithë shqiptarët panë atë që Kryeministri nuk e bëri: Të lejonte arrestimin që e prisnin qindra e mijëra shqiptarë qëjanë burgosur për kalimin e semaforit me të kuqe, për faturat e energjisë, për një rrip makine. Ata panë sot kryeministrin që ishte kthyer në mburojë të krimit dhe shantazhon hapur drejtësinë duke e lënë Shqipërinë në duart e kriminelëve.

Edi Rama po i lë shqiptarët në duart e kriminelëvë, vrasësve me pagesë dhe po u hap atyre autostrada.

Fjala e tij ishte sot dëshmi e një pazari midis kriminelëvë që ndajnë pazret midis tyre për ta kthyer drejtësinë në njëzgjatim të kriminelëvë dhe jo në shërbim të qytetarëve. Kryeministri edhe para pak minutash kërkoi t’i mbyllte gojën Prokurorisë se ai është edhe prokuror, edhe gjykatës dhe krytar i krimit të organizuar. I bëjmë Prokurorisë të mos intimidohet.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here