‘Çështja Tahiri’/ Kryemadhi takon Bashën, ja çfarë diskutojnë

0
162

Tjetër lëvizje në politikën shqiptare. ‘Çështja Tahiri’ i ka vënë opozitën dhe mazhorancën ballë për ballë. Opozita kërkon arrestimin dhe gjykimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, kurse mazhoranca vetëm hetimin, e jo veprime të tjera.

Pikërisht këto lëvizje dhe fakti i vendimeve të përbashkëta e të njëjta, e ka çuar pasditen e sotme kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreut i grupit parlamentar, Petrit Vasili në zyrën e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Besohet se si temë bisede është çështja Tahiri dhe vendimet dhe qëndrimet e përbashkëta të opozitës në ditët në vijim.

Ky është takimi i dytë që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Vasili zhvillojnë me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Të dyja takimet kanë pasur në fokus çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here