Avokati i ‘financierit’ të Habilajve kundër arrestimit: Provat ishin marrë gabim

0
163
Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi dje masat e sigurimit personal për dy anëtarët e grupit “Habilaj”, që u arrestuan në Vlorë gjatë operacionit “Banda e Babicës”. Nezar Seiti dhe Armando Koçerri dolën dje para togave të zeza, që vlerësuan si të ligjshëm arrestin e tyre, por duket se për Seitin, i njohur me pseudonimin “Gazepi”, provat nuk kanë qenë bindëse për Gjykatën. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “20 ditë burg”, ndërsa Armando Koçerri është lënë në burg pa afat, pasi në banesën e tij, në Babicë të Vogël, u gjetën 4 tonë drogë.

Gjykata e Krimeve të Rënda nuk është bindur plotësisht mbi provat e Prokurorisë që ka marrë nga autoritetet italiane sa i takon organizatës kriminale të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, e quajtur tashmë dosja “Habilaj”.

Kjo vërtetohet nga vendimi i gjyqtares Liljana Baku, e cila ka vendosur vetëm 20 ditë burg si masë sigurimi ndaj Nezar Seitit, i cili, sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është pjesë e grupit të narkotrafikut të Habilajve, në bazë të hetimeve dhe përgjimeve të kryera nga autoritetet italiane. Por mënyra e marrjes së materialeve që implikojnë Seitin dhe paraqitja e tyre para Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk kanë qenë bindëse, duke i lënë 20 ditë kohë Prokurorisë që të vërtetojë me prova, siç e parashikon ligji, implikimin e Nezar Seitit.

“Gjykata vendosi pa asnjë bazë masën e sigurisë 20 ditë burg, pasi provat e Prokurorisë ishin marrë dhe paraqitur në mënyrë të gabuar, jo siç e parashikon ligji”, tha avokati i Seitit, Detar Hysi./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here