Alarmi i Greqisë: Shqipëria bazë për drogat e forta, prodhuesja më e madhe e kanabisit në Europë

0

Ashtu si Italia, që është në gjendje të vështirë për të ndalur tonelatat me  drogë që po pushtojë brigjet e saj, të njëjtin problem has edhe Greqia.

Loading...

 

 

Kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës, Kostas Panagiotopoulos u ra të shtunën këmbanave të alarmit.

“Më shumë se sa vend prodhures, Greqia është një pikë tranziti për substancat që shkojnë drejt vendeve të BE apo që edhe vijnë nga Shqipëria,” u shpreh kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës, Kostas Panagiotopoulos për agjencinë shtetërore të lajmeve AMNA.

I pyetur nëse kanabisi është e vetmja lloj droge që tregton Shqipëria, Panagiotopoulos përgjigjet se ky vend është gjithashtu pikë grumbullimi për heroinën, e cila transportohet nga grupet kriminale shqiptare në destinacione të ndryshme, përfshirë Greqinë.

dhah

“Pjesa më e madhe kanabisit të prodhuar në Europë vjen nga Shqipëria, përmes vendeve të saj kufitare, Greqia e Italia.

Kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës nuk e lë jashtë Shqipërinë as në tregtinë e kokainës. Ai thotë se një laborator i madh për përpunimin e saj u zbulua në vitin 2015 në Elbasan.

“Kur bëhet fjalë për kokainën, përfshirja e shqiptarëve është në rritje të vazhdueshme. Shqipëria është bërë një pikë kyçe e shpërndarjes së kokainës së destinuar për në tregjet europiane dhe shërben si një vend grumbullimi, veç rolit të saj në trafikun e heroinës”, deklaron ai.

Loading...

Lini nje pergjigje