Qytetarët “fundosin” Tahirin: Nuk të besojmë…

0
159

Qytetarët Shqiptarë nuk e besojnë Saimir Tahirin. Kjo duket qartë nga sondazhi që ka nisur vetëm pak orë më parë nga 360grade.al, ku shihet qartë se pjesa dërrmuese e lexuesve të portalit tonë vlerësojnë, se në përballjen Tahiri-Prokuroria, peshorja anon në krahun e prokurorisë dhe me shifra vërtet të mëdha. Siç edhe shikohet 798 votues, apo 89% e totalit, që është 894 mendojnë se në çështjen Prokurira përballë Tahirit ka të drjetë Prokuroria. Ndërkohë 96 votues, apo 11% e totalit mendojnë se Tahiri ka të drejtë.

Kujtojmë se Prokuroria vlerëson se Tahiri është i përfshirë në një grup të strukturuar kriminalë me qëllim trafikun  ndërkombëtarë të narkotikëve. Ky grup kriminalë ushtronte, sipas prokurorisë trafikun e narkotikëve nga Vlora drejt zonës së Leçes dhe Catanias. Trafiku u konsumonte përmes ujit, tokës, ndërsa nga debati në Këshillin e mandateve u kuptua se kishte prova dhe për trafik nga ajri. çelja hetimeve për ishi ministrin Tahiri erdhi pas arrestimit të vëllezërve Habilaj në itali, ku nga përgjimet doli dhe emri i ish ministrit, sot deputet i PS, Saimir Tahiri. Vetë deputeti këto akuza i cilëson politike, ndërsa ka theksuar se nuk pranon pranga politike. Fjala i ka kaluar kuvendit që të mërkurën do të votojë heqjen, ose jo të imunitetit të ish ministrit të Ramës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here