FOTO/ Thaçi voton me gruan Lume dhe të birin, Endritin

0
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka votuar sot  për zgjedhjet lokale në vend dhe ka ftuar qytetarët të veprojnë si ai.

“Sapo votuam, bashkë me Lumen dhe Endritin, në qendrën e votimit në shkollën fillore, “Faik Konica”. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike të votimit në çdo komunë, anekënd Kosovës. Me votën tuaj, ju do të përcaktoni katër vitet e ardhshme të qeverisjes lokale.”

Kosova mban sot zgjedhjet lokale; votohet në 38 komuna për kryetarët e rinj dhe këshillat. Mbi 1 milion e 890 mijë qytetarë kanë të drejtën e votës.

Lini nje pergjigje