Bota e krimit qarkulloi 1.2 miliardë euro të ardhura nga kanabisi në 2016

0

Ambasadori i OSBE -së deklaroi disa javë para zgjedhjeve se rreth 2 miliardë euro para të pista ishin gati për t’u përdorur në zgjedhjet e qershorit.

Loading...

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e thirri me urgjencë në zyrën e tij. Borchard u detyrua të shpjegojë se paratë e pista nuk ishin mbledhur vetëm gjatë qeverisjes së PS.

Opozita dha gjithashtu alarmin se këto para do të blinin zgjedhjet.

OSBE u detyrua ta pranojë zyrtarisht fenomenin e gjerë të blerjes së votës në raportin përfundimtar.

Paratë e krimit ishin kryesisht të ardhura nga kultivimi dhe trafiku i kanabisit. Revista Monitor shkruan se “vetëm nga kultivimi dhe tregtimi i hashashit, gjatë vitit 2016, bota e krimit në Shqipëri qarkulloi rreth 1.2 miliardë euro”.

Kjo shifër është sa 10 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.

Në vitin 2014, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin vlerësonte se fitimi nga drogat në vendin tonë kapte 2.6 për qind të PPB.

Nga këto shifra rezulton se rritja e përfitimeve nga kanabisi në 3 vjet është 5-fishuar. 

Loading...

Lini nje pergjigje