Autobusë me serbë nga Kraleva drejt Kosovës për votim

0
119
Disa autobusë me serbë pritet që të hyjnë në Kosovë, në pikën kufitare në Jarinjë, me qëllim që të japin votën e tyre në zgjedhjet komunale.

Ky autobus besohet që do të niset nga Kraleva, mirëpo udhëtarët duket që nuk janë nga Kosova, përderisa kanë statusin e refugjatëve në Serbi.

Mbetet të shihet në qoftë se këta persona do të votojnë, përderisa kujtojmë që shumica e votuesve të Mitrovicës Veriore janë duke kryer obligimin e tyre duke përdorë mjete të identifikimit të lëshuara nga Republika e Kosovës.

Ndërkohë në qendrën e votimit më të madhe në veri të vendit, janë shtuar forcat policore, përderisa është vërejtur edhe prezenca e KFOR-it italian, njofton Klan Kosova.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here