Alibeaj: Kryeministri vuri shtetin në shërbim të Tahirit për të fshehur provat

0
147

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, akuzoi kryeministrin Edi Rama, se ka vënë në dispozicion të gjithë shtetin në shërbim të Saimir Tahirit, për ti dhënë kohë atij të fsheh të gjitha provat që e lidhin atë me krimin dhe drogën.

Sipas Alibeajt, i gjithë ky plan i Ramës ka si qëllim jo të shpëtojë Tahirin, por të shpëtojë veten e tij. Gjatë konferencës për shtyp, Alibeaj theksoi se kjo qeveri është e kapur plotësisht nga mafia, dhe pa u larguar Rama nuk mund të ketë kurrë drejtësi dhe vetting.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here