Durrës/ Meta në kampionatin e Peshëngritjes : Të gjithë duhet të merren me sport, jo vetëm rinia

0
237

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në ceremonisë e shpërndarjes së medaljeve të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes për të Rinjtë dhe moshën U-23 që po zhvillohet në Durrës.

Duke folur për median gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta vlerësoi organizimin e shkëlqyer të këtij kompeticioni ndërkombëtar në vendin tonë, që jep një imazh shumë pozitiv për Shqipërinë në nivel evropian.

“Është një organizim që tregon se Shqipëria dhe Federata Shqiptare e Peshëngritjes kanë një rol të rëndësishëm në nivel evropian sa i takon këtij sporti mjaft sfidues dhe burrëror, por njëkohësisht edhe femëror. Në këtë drejtim unë jam i lumtur që dëgjojë fjalët më të mira nga përfaqësuesit e Federatës Evropiane të peshëngritjes, por edhe nga drejtues të federatave të ndryshme që marrin pjesë për organizimin e shkëlqyer si rrallë ndonjë vend tjetër. Për mikpritjen dhe për të gjitha kapacitetet organizative të demonstruara në nivelet më të lara nga ana e Shqipërisë. Kjo i bën nder vendit tonë dhe kjo padyshim që krijon një imazh shumë pozitiv për Shqipërinë në nivel evropian”, – tha Presidenti Meta.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës dha edhe një mesazh për të rinjtë dhe jo vetëm, që të merren më shumë me sport për të luftuar streset dhe veset.

“Jo vetëm rinia, por të gjithë duhet të merren me sport. Është rruga më e mirë për të nisur ditën por edhe për të përballuar vështirësitë dhe sfidat e jetës, aq më tepër në një kohë plot strese dhe vese. Mendoj se sporti është ilaçi më i mirë kundër streseve dhe kundër veseve”, – theksoi Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here