Basha zbulon VIDEON/ Drejtorët e Ministrisë së Brendshme në shërbim të Saimir Tahirit

9
281

Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar denoncimet, lidhur me përpjekjet e  kryeministrit Edi Rama dhe të ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të fshirë të gjitha provat që implikojnë në trafikun e drogës ish-ministrin Saimir Tahiri.

Këtë herë kreu i opozitës Lulzim Basha, ka publikuar një tjetër denoncim të qytetarëve, ku tregohet se si drejtorët në Ministrinë e brendshme, po përpiqen të shkatërrojnë çdo provë me urdhër të Ramës dhe Xhafajt.

Ja postimi i Bashës në Facebook:

Drejtorët e MPB në shërbim të Tahirit dhe prishjes së provave, me urdhër të Xhafës dhe Ramës: “Përshëndetje z. Kryetar.

Personi ne foto dhe video është Loran Sevi i cili aktualisht mban detyrën Drejtor i Planifikimit Strategjik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ky person duket qartë në video tek shoqëron ish Ministrin “Saimir Tahiri” 3 ditë më parë kur ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” në studion e “TV Klan”.

Fakti është se sot e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është vënë në dispozicion të ish Ministrit Tahiri për fshehjen e provave që kanë të bëjnë me hetimin e ngritur nga Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ministri aktual z. Fatmir Xhafa po i jep gjithë ndihmën dhe suportin e duhur ish Ministrit Saimir Tahiri për të dalë nga kjo situatë, sepse Tahiri e shantazhon me dosjen e të vëllait Agron Xhafaj për të cilën Tahiri ka prova të manipulimit shtetëror me ndihmën e z. Fatmir Xhafa.

Bashkëlidhur “linkun” e Ministrisë së Punëve të Brendshme” në të cilin konstatohet detyra dhe funksioni i Loran Sevi.

http://www.punetebrendshme.gov.al/…/…/struktura-organizative

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1666794493371725/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

9 COMMENTS

  1. Tani se marrim vesh njehere na i nxjerr kunder njeri tjeter njehere vllezer e motra. Hajd e merre vesh kete. O keni rrjedhur Ju o ne populli i gjithi.
    Lat nam sdini nga ti shpifni

  2. Po ti po ti.Ja ty ne fakt po te informojne te gjith se je burr I mir ,normal ke ngren ne kurrizin tone e nuk kemi aspak kritika ndaj LUL buzequmeshtit

  3. Ka frike robi te nxjerre selfi neper rrjete sociale se ti pedorin per lajme e historira mafiozesh pik e zez.
    As qe duam tia dime o zoteria kush jane keta se na cmendet ka nje jave me nje muhabet. Lera drejtesise keto pun e shko dergj kockat aty ne krevat

  4. Ky Basha ska pik burrerie,njeriu me me pa karakter dhe me koti ne politike ti je,ta shpif kur flet dhe cdo gje qe thua ta ka mesu Saliu se vete sdi asgje.Dhe kete qytetarin dixhital sic duket e keni bere personazh te dy.

  5. Po cben more lulush njeher thua asnje se mbron tani thua te gjithe e mbrojne tahirin …po ik k ndyresire se ai qe duhet te burgoset je ti.

  6. Aman kushta ta zbuloi CIA apo ndonje nga prokuroret qe dekonspiruan aksionin ne vlore se juve i beni vet pastaj mundoni tja servirni qytetareve pastaj

  7. Un personalisht smund ti besoj nje lajmi te tille sepse besoj ne ate qe hetohet dhe zbulohet nga personat e ngarkuar me ligj e jo nga ky “qytetari dixhital” qe thot Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here