400 faqe/ Mbërrijnë nga Italia dosje të tjera për ish-ministrin Saimir Tahiri. Ja çfarë thuhet…

0
456

Dosje dhe fakte të tjera.

Italia ka sjellë mbrëmjen e sotme edhe dy dosje me rreth 400 faqe, të mbushura me fashikujt, prova dhe fakte për çështjen për të cilën Prokuroria për Krimet e Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë heqjen e imunitetit dhe më pas arrestimin e Saimir Tahirit për dy akuza.

Burime nga institucioni i akuzës, kanë bërë të ditur mbrëmjen e sotme  se nga Prokuroria e Katanias kanë ardhur disa fashikuj të tjerë me prova dhe fakte për ‘dosjen Habilaj’, në të cilën është i përfshirë në hetime edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Dosjet kanë mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga Italia, pas letër-porosive që ka dërguar në Katania, Prokuroria e Përgjithshme.

Burimet thanë se bëhet fjalë për fashikuj të tjerë të çështjes në fjalë, pasi një një pjesë janë administruar deri më tani.

Dosjet e mbërritur mbrëmje e sotme janë dokumente të tjera për çështjen në fjalë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here