Zbulohet bashkëpunëtori i drejtësisë që fundosi Habilajt

0
290

Një prej personave të arrestuar nga drejtësia italiane si pjesë e grupit të Habilajve, rezulton gjithashtu bashkëpunëtor i kësaj drejtësie. Lajmi ekskluziv u bë me dije gjatë emisionit “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News. Sebastiano Sardo ka bashkëpunuar me drejtësinë e vendit fqinj.

Zheji: Ka një bashkëpunëtor të posaçëm të klanit katanez që ka dekonspiruar gjithë këtë gjë?

Kepi: Kemi të bëjmë me një të penduar.

Zheji: Ky është personazhi që ka bërë të mundur përgjimet.

Kepi: Më saktë ka bindur drejtësinë italiane që të ndërmarrë veprime konkrete për arrestimin e Habilajve.

Kepi: Sardo është një grosist, një trafikant i madh i marijuanës. Përmendet në dosjen e përgjimeve që ka në dispozicion edhe media shqiptare. Ka një nofkë që quhet “Sheiku”. Njihet mjaft në një zonë të Siçilisë orientale. Është arrestuar shumë herë dhe herën e fundit është arrestuar në janar 2017, por në verë 2017, ai ka vendosur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Në dosjen e tij ka nisur rrëfimet; dua të rrëfej si vepron trafiku i marijuanës. Rrëfimet e tij i kanë tronditur.

Zheji: Mund të themi se kjo lidhje e vëllezërve Habilaj është me mafien siciliane.

Kepi: Në dosjen prej 416 faqesh, Sebastjan Sardo lidhet me makinën Audi, pasi sipas hetuesve italian.

Zheji: Edhe Sebastian Sardo ka hipur në makinën e zt.Tahiri?

Kepi: Kjo është me pikëpyetje, por thuhet që ngarkesa e drogës ka qenë brenda makinës Audi për llogari të Sardos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here