Petrit Vasili bën publik mesazhin: Ja kush e përgjoi Saimir Tahirin (FOTO)

0
209

Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka bërë publik sot një mesazh të ish-zv/ministrit të Brendshëm, Ilir Marko i cili u shkarkua nga Edi Rama pasi i kishte dërguar një mesazh Saimir Tahirit, ku i thoshte që nuk ishte nevoja për ta përgjuar, sepse shërbimet e huaja e kishin bërë këtë punë me kohë.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:

Për të gjithë ata që kanë “harruar” edhe për ata që bëjnë sot sikur “harrojnë”.

Ky kryeministri që bën sot si i shokuar nga pergjimet qe u bene publike per ish ministrin e tij eshte qartesisht frymezuesi dhe mbeshtetesi kryesor i gjithshkaje qe ka ndodhur dhe ndodh me trafiqet dhe krimin e organizuar.

E shkarkonte zv.ministrin ne ate kohe se tha te verteta te hidhura. Lexojini vete te nderuar qytetare, gazetare, analiste, politikane dhe kushdo i interesuar.

Po ju riprodhoj lajmin sic media e kohes e ka percjelle:

Vetëm dy orë pas publikimit të një mesazhi telefonik, ku zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Marko i përgjigjej Saimir Tahirit për një akuzë personale, Kryeministri Edi Rama shkarkon Zv/Ministrin.

Në motivacionin e shkarkimit të firmosur nga Kryeministri, thuhet: “Për shkelje të papranueshme të etikës zyrtare, në papajtueshmëri të plotë me detyrën e lartë që kryen dhe në shkelje të normave më elementare të komunikimit publik, urdhëroj shkarkimin nga posti i zv.ministrit të punëve të brendshme z.Ilir Marko”.

Ky ishte mesazhi qe ish zv.ministri Marko i dergonte Saimir Tahirit ne 22 qershor:

“Nuk ishte e nevojshme të të përgjoja ty,more i mjerë, sepse atë punë e bënin shërbime të specializuara, që pasi u bindën për bëmat e tua, rekomanduan shkarkimin tënd. Sepse, nëse nuk do të ishe shkarkuar raportet e ndërkombëtarëve do të nxiheshin nga emri jot!”. Nuk do ta jap kënaqësinë e tërheqjes së vëmnendjes drejt teje, duke replikuar me ty sepse një i mbaruar si puna jote këtë do.

Por, po do shpjegim për shkarkimin tënd, pyet shefin tënd për letrën me ultimatum që ka ardhur nga partnerët ndërkombëtarë. Kështu që mos më provoke mua sepse edhe 1% shans që të ka ngelur për të vazhduar në politikë. Bën mirë të mos ta rrezikosh”.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here