Pas arrestimit, ja çfarë kërkon tjetër prokuroria për Saimir Tahirin

0
196

Bashkë me lejen për arrestim e ish-ministrit Saimir Tahiri, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë edhe lejen për bastisjen dhe kontrollin e shtëpisë së ish-ministrit të Brendshëm.

“Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri” thuhet në njoftimin e bërë publik  nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here