Mbërrin në Kuvend kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit të Tahirit. PS: Vota jonë vetëm për drejtësi

0
119
Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit, ka mbërritur tashmë në Kuvendin e Shqipërisë.

Ka qenë përfaqësuesi i Partisë Socialiste, i cili ka pranuar për mediat se ky material ka mbërritur në Kuvend.

Ndërsa ka theksuar se shumë shpejt pritet të mblidhet dhe Këshilli i Mandateve, por pa dhënë asnjë orar.

‘Jemi në luftë për drejtësi. PS në luftë për drejtësi, PD në luftë për pushtet. Ka mbërritur në kryesi, materiali i Prokurorisë. Të jeni të sigurtë që dhe në këtë rast do të fitojë drejtësia.

Duhet të kemi parasysh që ne të PS-së në këshillin e Mandateve po bëhen gati për të mbërritur në Kuvend dhe të jenë në gatishmëri. Por duhet të dini se ky material më shpejt ka mbërritur në media, se në Kuvend. Por ju e dini si është rregullorja, njoftohet deputeti, njoftohet institucioni i prokurorisë, dhe më pas fillon mbledhja. Nuk ka për të pasur asnjë votë të PS-së në Kuvendin e Shqipërisë, kundër drejtësisë’, tha Balla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here